Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Analiza PSA, detektor i prostatës

Meshkuj që kanë një të afërm të linjës së parë të diagnostikuar me kancer të prostatës kanë një probabilitet më të lartë që të preken nga e njëjta sëmundje.

Kështu ka bërë me dije doktor Rezart Xhani, mjek urolog në Klinikën e Urologjisë në QSUT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai këshillon që kjo kategori t'i nënshtrohet analizës “PSA”, që në moshën 45 vjeç çka rrit shanset për kapjen e hershme dhe kurimin e plotë të sëmundjes.

Nëse keni babanë apo xhaxhain të diagnostikuar me kancer të prostatës, ekziston mundësia që sëmundja të trashëgohet nga djali apo nipi.

Në një intervistë për News24 doktor Rezart Xhani, mjek urolog në Klinikën e Urologjisë në QSUT këshillon që kjo kategori t’i nënshtrohet analizës “PSA” që në moshën 45 vjeç për diagnostikimin e sëmundjes.

Në stadet e hershme sëmundja nuk paraqet shenja klinike dhe e vetmja mënyrë diagnostikuese mbetet analiza e PSA, e cila shërben si pikënisje për ekzaminime plotësuese. Por të dhënat e PSA duhen lexuar drejt, thotë doktor Xhani, pasi ekziston mundësia e diagnozës së gabuar.

Mjeku analizon faktin se nëse sëmundja kapet në fazë të hershme mund të kurohet plotësisht. Në Shqipëri mungojnë studimet mirëfilli mbi incidencën e kancerit të prostatës edhe pse faktohet nga bluzat e bardha se kjo patologji po prek në numër të madh moshat e reja.