Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A mund të shtoni peshë nga uji me gaz?

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë herë më interesante.

Ekspertët thonë se uji i gazuar pa asnjë lloj sheqeri apo ëmbëltuesi artificial nuk ka asnjë ndikim në peshën trupore.

Për më tepër, uji i gazuar ju mban të hidratuar dhe konsiderohet i shëndetshëm.

Ndërkohë, një studim i publikuar në vitin 2017, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi një lidhje mes konsumit të rregullt të ujit të gazuar me shtimin në peshë.

Gjetjet e studimit treguan se pirja e tepërt e ujit të gazuar e shtyn njeriun të hajë më shumë.

Edhe Uji i gazuar dhe pasojat te dhëmbët Lifestyle Uji i gazuar dhe pasojat te dhëmbët

Rrjedhimisht ai do të shtojë në peshë.

Autorët e studimit, thanë se përmbajtja e ujit me gaz, shkakton probleme me tretjen.

Ajo rrit rrezikun e shtimit në peshë, mbipeshës dhe dhjamosjes së mëlçisë.

Sipas tyre, uji me gaz nxit çlirimin e një hormoni në sistemin tretës që i tregon trupit kur është i uritur.

Sekretimi i tepërt i këtij hormoni nënkupton një uri më të madhe dhe ushqyerje të përsëritur.

Sugjerohet si në rastin e çdo pijeje tjetër, edhe tek uji me gaz, sekreti qëndron tek të mos tepruarit.

Ekspertët nuk këshillojnë që njerëzit të zëvendësojnë ujin e zakonshëm me ujë me gaz.

Uji me gaz me aroma dhe shije shtesë nuk është i shëndetshëm

Edhe A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës Lifestyle A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës

Uji i gazuar dhe i ëmbëlsuar me produkte shtesë ose ‘aroma natyrale’ siç mund të jetë aroma limoni, duhen shmangur.

Përbërësit e ujit janë të paqartë dhe ato mbartin rreziqe të fshehura.

Nëse dëshironi, këshilloheni t’i shtoni limon, erëza apo frutat tuaj të preferuara në ujin e gazuar.

Ndikimi në shëndetin e dhëmbëve

Uji i gazuar është një alternativë shumë më e shëndetshme se pijet e gazuara apo lëngjet e frutave.

Megjithatë mënyra se si e pini atë ka ndikim në shëndetin dentar.

Për të mbrojtur dhëmbët, këshillohet që uji me gaz nuk duhet pirë gjithë ditën.

Edhe Rreziku nga pirja e tepërt e ujit Lifestyle Rreziku nga pirja e tepërt e ujit

Praktikisht do të jeni duke larë dhëmbët me acid.

Uji me gaz duhet pirë brenda 5-10 minutave që të lejojë pështymën të mbrojë dhëmbët sërish./AgroWeb.org