Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A ju bën vërtetë më të lumtur rroga më e lartë

Të gjithë duan të kenë pagë më të mirë, andaj disa edhe punojnë fundjavave, durojnë shumë, apo punojnë më gjatë.

Mirëpo, duket se rroga më e mirë nuk është gjithçka që një njeri të jetë i kënaqur. Kështu të paktën tregojnë të dhënat e kompanisë Glassdoor që merret me hulumtimin e opinionit publik.

Hulumti nxjerr në pah se ngritja e rrogës i bën më të lumtur punonjësit, por ka gjëra të tjera që i kënaqin edhe më shumë ata në disa raste.

Ishin plot 221 mijë të punësuar, CV-të e së cilëve tregonin se ka gjëra që i kënaqin ata në punë, më shumë se rroga, përcjell KosovaPress.

Duket se rritja e rrogës i kënaq ata përkohësisht, mirëpo nuk përbën një kënaqësi përfundimtare apo të vetme.

Edhe A janë të martuarit më të lumtur se beqarët? Kuriozitet A janë të martuarit më të lumtur se beqarët?

Si do të ndjeheshin punëtorët më të lumtur? Këto janë përgjigjet që dhanë ata:

1. Kultura dhe vlerat

2. Mundësitë për karrierë

3. Pozita udhëheqëse

Edhe Sa më herët të zgjoheni aq më produktiv jeni Lifestyle Sa më herët të zgjoheni aq më produktiv jeni

4. Baraspesha punë/jetë

5. Kompensimi me pushim apo para në rast të orëve shtesë.