Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A i dini dobitë e pijes më të konsumuar në botë – qumështit?

Qumështi qysh në kohët e lashta është lidhur me shëndet të mirë, duke e bërë atë një nga pijet më të konsumuara në botë.

Qumështi përmban vlera ushqyese shumë të vlefshme, dhe benefitet shëndetësore janë të shumta. Megjithatë, tek disa njerëz tretja e laktozës mund të jetë problem, sheqeri në qumësht, pasi ta konsumojnë, sepse nuk prodhojnë një enzimë të njohur si lactase. Laktasi është i nevojshëm për të tretur qumështin siç duhet. Por edhe për këtë problem ka zgjidhje, sepse në ditët e sotme konsumohet edhe qumështi i sojës ose i bajameve, që është zëvendësim për qumështin e lopës.

Qumështi është i mirë për eshtrat sepse ofron një burim të pasur të kalciumit, një mineral i domosdoshëm për kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm, sidomos tek fëmijët. Qumështi i lopës është i fortifikuar me vitaminë D, e cila gjithashtu kontribuon në shëndetin e kockave. Kalciumi dhe vitamina D ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës.

Qumështi i lopës është një burim i kaliumit (potassium), i cili mund të përmirësojë vasodilatimin dhe zvogëlimin e presionit të gjakut. Bazuar në një studim, njerëzit që konsumojnë 4069 mg kalium (potassium) në ditë kanë një rrezik 49 % më të ulët të vdekjes nga sëmundja ishemike e zemrës krahasuar me ata që konsumojë rreth 1000 mg në ditë. Ushqimet e pasura me kalium (potassium) përfshijnë qumështin e lopës, portokallin, domatet, fasulet, spinaqin, bananet, kumbullat dhe kosin. Mirëpo konsumimi i tepërt i kaliumit mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të na dergojë deri te problemet me sëmundje të zemrës.

Vitamina D që gjendet në qumësht luan rol në rregullimin e rritjes së qelizave të cilat na mbrojnë nga kanceri. Hulumtimet tregojnë se ekziston një rrezik më i lartë i vdekjes nga kanceri kolorektal në vende gjeografike që marrin sasi më të vogël të diellit. Qumështi me përbërësin vitaminë D mund të ndihmojë në këtë aspekt.

Edhe Pesë arsyet pse s'duhet ta teproni me qumësht Lifestyle Pesë arsyet pse s'duhet ta teproni me qumësht

Një gotë qumësht konsiderohet një servim. Ndarja ushqyese e qumështit varet nga përmbajtja e yndyrës.

Një gotë qumështi; me 3.25% yndyrë përmban:

146- kalori

8- gram yndyrë

13 -gram karbohidrate

8- gram proteina

Edhe Pesë efektet anësore nga konsumi i tepërt i qumështit Lifestyle Pesë efektet anësore nga konsumi i tepërt i qumështit

Gjë që është standarde për t’i pasur benefitet e përmendura më lartë.

*Artikull i sponsorizuar nga Meridian Express