Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

8 këshilla të pazakonta dhe efektive për humbje peshe

Në lojën e humbjes së peshës, shpesh jemi vetë ne hallka më e dobët. Industria ushqimore ka investuar miliona në hulumtimin e ngjyrës, shijes, erës dhe paketimit të produkteve, në mënyrë që të na inkurajojë të hamë dhe të blejmë sasi sa më të mëdha të ushqimit.

Prandaj ne do t’ju ndihmojmë që me disa truke ta frenoni urinë dhe të mendoni para se ta bëni edhe një kafshim të vetëm të hamburgerit të shijshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendoseni pasqyrën në dhomën e ngrënies

Studimet tregojnë se njerëzit që hanë me pasqyrë përpara, hanë sasi më të vogla të ushqimit dhe më lehtë i rezistojnë ushqimit të shpejtë. Personat të cilët hanë ushqim të shëndetshëm para pasqyrës ishin më të kënaqur dhe më shumë e shijojnë ushqimin, transmeton Koha.net. Ekspertët besojnë se pikërisht reflektimi në pasqyrë është përgjegjës për përzgjedhjen e artikujve dhe ushqyerjes më të shëndetshme.

Pastroni kuzhinën

Sipas hulumtimeve, në një kuzhinë të çorganizuar dhe të ngarkuar është më lehtë të vendosim të hamë ushqime të pashëndetshme. Njerëzit të cilët e kanë një kuzhinë të çrregullt mesatarisht i hanë 100 kalori më shumë se ata që e kanë një kuzhinë të rregullt.

Paguajeni ushqimin e shpejtë dhe të pashëndetshëm me para të gatshme

Shkencëtarët kanë zbuluar se më vështirë ndahemi nga paratë në qoftë se paguajmë me para të gatshme. Një tjetër truk për të blerë ushqime të shëndetshme është shmangia e karrocave për blerje dhe shfrytëzimi i shportës për blerje. Kjo e kufizon aftësinë për të blerë shumë ushqime të padëshiruara.

Ngufatni dritat

Ndriçimi i moderuar i dhomës e redukton stresin dhe e përmirëson disponimin tuaj. Përveç kësaj, edhe e ul oreksin dhe futjen e kalorive të panevojshme. Hulumtimi i cili i përfshiu 18 pacientë tregoi se njerëzit që hanë në dhomë shumë të ndriçuar hanë më gjatë dhe konsumojnë 18% më shumë kalori.

Kujdes me filma aksion

Në përgjithësi duhet shmangur ngrënien para televizorit, sepse në këtë mënyrë nuk i kushtojmë vëmendje konsumit të kalorive dhe hamë sasi më të mëdha të ushqimit. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë gjatë filmave aksion, hanë dy herë më shumë ushqim. Nëse shikoni filma dokumentarë apo komedi, do të hani dukshëm më pak, përcjell Koha.net. Njerëzit të cilët shikojnë filma të pikëllueshëm mesatarisht konsumojnë 28-55% më shumë kokoshka se ata që shikojnë komedi.

Shfrytëzojeni fuqinë e mentës

Era e mentës ndihmon për ta kontrolluar urinë dhe e zvogëlon ngrënien e tepërt emocionale. Rezultatet e një studimi kanë treguar se njerëzit të cilët çdo dy orë e nuhatnin mentën mesatarisht në javë i hanin disa mija kalori më pak.

Përdorni pajisje të tjera për ngrënie

Piruni apo luga e gjatë elegante do t’ju ngadalësojë dhe do t’ju ndihmojë që më shumë ta shijoni ushqimin. Kjo është për shkak se nevojitet më shumë kohë në mes të marrjes së kafshatës nga pjata dhe afrimit te goja juaj.

Kushtojuni vëmendje ngjyrave

Makaronat e bardha me salcë të bardhë nga ajka në një pjatë të bardhë e pengojnë kontrollin e marrjes së ushqimit. Ekspertët sugjerojnë që mes ngjyrës së pjatës dhe ushqimit të bëni kontrast sa më të madh. Përveç kësaj, kjo duket më mirë vizualisht! Studimet kanë treguar se pjatat me skaje të kaltra ndikojnë në perceptimin tonë të sasisë së ushqimit. Në pjatat e tilla duket se racionet janë më të mëdha.