Duke ecur 6 mijë hapa ose më shumë gjatë ditës përmirësohet shëndeti i grave të moshës së mesme, kanë zbuluar hulumtuesit në Brazil.
Megjithëse kërkimet e mëparshme kanë treguar vlerën e ushtrimeve të strukturuara, të cilat kanë ndikuar në uljen e rreziqeve nga diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet e zemrës, ky studim tregon se aktiviteti fizik i rastësishëm, çfarëdo që të jetë ai, duke ushtruar apo duke bërë aktivitete të përditshme, mund të përmirësojë shëndetin e femrave.
Studimi ka përfshirë 292 femra të moshës 45 deri 72 vjeç që jetojnë në Passo Fundo të Brazilit, të cilat mbanin pedometër për t`i matur hapat e tyre gjatë ecjes. Gratë gjithashtu kanë pasur kontrolle për nivelin e kolesterinës, nivelin e sheqerit në gjak, si dhe u janë matur beli dhe ijët për rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare, transmeton koha.net.
Studimi gjeti se gratë të cilat bëjnë 6 mijë ose më shumë hapa kanë qenë më aktive, ndërsa femrat të cilat kanë bërë më pak hapa - joaktive. Studimi nuk ka treguar shifrën mesatare të hapave që kanë bërë gratë çdo ditë ose mesataren e distancës së kaluar me hapa.
Gratë fizikisht aktive kanë më pak gjasa që të trashën sesa ato joaktive dhe të kenë sindromën metabolike dhe diabetin e tipit 2.