Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

5 sëmundjet që kuron lëngu i qepës

qepa

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e dashur dhe e padëgjuar. Por, pasi të lexoni këtë lajm, do të filloni ta përdorni më shpesh atë, sepse ka vlera të jashtëzakonshme për trupin e njeriut.

Mjekët e këshillojnë lëngun e qepës nëse vuani nga një sërë problemesh, siç janë problemet me rrugët e frymëmarrjes, ftohja, kolla etj. Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale dhe shëndetin e dhëmbëve. Edhe pse aroma apo shija e tij nuk janë fort të pëlqyeshme, këshillohet ta kombinoni me kanellë dhe mollë për më shumë vlera. Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta. Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalcium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shëndeti i zemrës

Konsumi i lëngut të qepës ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Diabeti

Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit. Mineralet që përmban lëngu përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku dhe flavonoidët që përmban ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

Pastrim

Qepa ka disa përbërës të cilët ndihmojnë vitaminën C të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Aminoacidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

Kolla

Lëngu i qepës përmban sulfur që ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën. Prandaj rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Flokët dhe lëkura

Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë. Mineralet janë shumë efikase në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut. Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (2 kokrra qepë mesatare për 1 litër ujë), qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë për 5 minuta. Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër/G.SH.