Lifestyle

Cila është koha më e mirë për ushtrime, mëngjesi apo mbrëmja?

Descriptive Text

Ekspertët thonë se çdo kohë është e mirë për ushtrime.

“Pacientëve të mi ju them të ushtrojnë kurdo që të munden. Nëse është më e përshtatshme për ty të bësh ushtrimet në mëngjes, bëji, nëse të përshtatet mbrëmja, bëji në mbrëmje”, ka thënë doktoresha e ushtrimeve fizike, Sue Decotiis, raporton CBS News.

Sipas ekspertëve, ushtrimet e mëngjesit ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit dhe rrisin nivelin e energjisë përgjatë ditës.

Një studim që është publikuar vitin e kaluar ka sugjeruar se grupi i njerëzve që po kryente ushtrimet në mëngjes kishte më shumë efekt në humbjen e peshës se sa grupi që ushtronte në mbrëmje.
Por megjithatë kur ushtrimet bëheshin në mbrëmje ndikonte në uljen e nivelit të stresit që është akumuluar gjatë ditës.

Një tjetër studim që u publikua në vitin 2022 ka sugjeruar se gratë që ushtrojnë në mëngjes humbin peshë më shpejt dhe patën rezultate të mira të presionit të gjakut, përderisa ato që ushtronin në mbrëmje patën përmirësim të disponimit dhe muskuj më të fortë.
Ndërsa për burrat studimi gjeti se ushtrimet e mbrëmjes ishin më efektive në uljen e peshës si dhe presion më të mirë të gjakut, krahasuar me grupin që ushtronte në mëngjes.

Ekspertët konstatuan se koha më e mirë për të ushtruar është ajo që i përshtatet më shumë një individi.

Ata gjithashtu kanë rekomanduar se çdo lloj lëvizjeje kontribuon për të mirë tek njeriu, prandaj këshilluan se më mirë është që njerëzit të ngjiten shkallëve në vend se ta shfrytëzojnë ashensorin.
Më rëndësi është që kur fillohen ushtrimet të vazhdohen të bëhen në orarin e njëjtë. Pra konsistenca është kyçe për ushtrimet e çdo personi.