Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

7 ushqimet që e ndihmojë më shumë tretjen

Janë disa ushqime që mund të ndihmojnë më shumë në procesin e tretjes.

“Eating Well” ka renditur 7 ushqime me karbohidrate që kanë më shumë fibra e të cilat e ndihmojnë tretjen.

Fibrat në fakt janë një tip i karbohidratit, të cilin e përmbajnë ushqimet bimore si pemët, perimet, fasulet dhe drithërat e plota.

Për dallim nga karbohidratet tjera, fibrat kalojnë shumë më lehtë në organet tretëse dhe kështu i ndihmojnë shumë organizmit për ta tretur ushqimin.

Këto janë shtatë ushqimet që përmbajnë më shumë fibra.

Edhe Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë Lifestyle Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë

Qulli me drithëra të plota e të papërpunuara

Kjo pjatë përgatitet duke zier drithërat me qumësht apo ujë dhe duke ju shtuar atyre arra e fruta sipas dëshirës.

Image

Pjata me drithëra të plota

Kur nuk premton koha për t’i zier drithërat, opsion i mirë është të qitën në kos apo qumësht të ftohtë dhe të ju shtohen arroret e frutat sipër.

Image

Bullguri

Një pjatë me përmbajtje të bullgurit mund të përgatitet për të gjitha vaktet. Për mëngjes ashtu sikur drithërat e ziera. Për drekë e darkë mund të përgatit me mishra e perime. Bullguri mund të përgatitet edhe si desert duke e zier me qumësht e kanellë.

Image

Fiku

Edhe Ushqimet që ndihmojnë për zorrë të shëndetshme Lifestyle Ushqimet që ndihmojnë për zorrë të shëndetshme

Fiku është një nga opsionet më të mira për të zëvendësuar ushqimet e ëmbla të gatshme të cilat kanë shumë sheqer të shtuar e shumë agjent të tjerë të këqij.

Image

Fasulet

Një pjatë me fasule ofron karbohidrate, fibra dhe proteinë. Në të njëjtën kohë fasulet kanë zero yndyrë e kolesterol gjë që i bën ato shumë të mira për shëndetin.

Image

Manaferrat

Sikur fiku ashtu edhe manaferrat janë një opsion shumë i mirë për të zëvendësuar ushqimet e ëmbla të fabrikuara.

Image

Patatja e ëmbël

Niseshteja që ndodhet në patatet e ëmbla është rezistente dhe ky fakt e bën atë të jetë karbohidrat që ka karakteristikat e njëjta sikur fibra. Ndryshe nga shumica e karbohidrateve, amidoni rezistent i shpëton tretjes, duke udhëtuar nëpër zorrë derisa të arrijë në zorrë të trashë. Atje, fermentohet nga bakteret e shëndetshme, duke liruar acide yndyrore që mund të ulin inflamacionin.

Edhe Karbohidratet që duhet t’i konsumojnë personat me sëmundje të zemrës Lifestyle Karbohidratet që duhet t’i konsumojnë personat me sëmundje të zemrës
Image

LEXO EDHE: