Lifestyle

Studimi: Nëse partneri ka tension të lartë të gjakut, atëherë edhe ju jeni të prirë ta keni

 

Afërsisht gjysma e rasteve me tension të lartë gjatë moshës së mesme dhe më të vjetër janë në çift, që do të thotë se nëse njëri nga bashkëshortët ka tension të lartë, edhe partneri tjetër e ka gjithashtu, raporton CNN.

Në mesin e çifteve në katër vende Kinë, Angli, Indi dhe SHBA, gratë që ishin të martuara me burra me tension të lartë të gjakut kishin më shumë gjasa të kishin edhe vetë hipertension, sesa ato gra burrat e të cilave nuk kishin tension të lartë gjaku, thuhet në një studim, të botuar të mërkurën në “Journal of the American Heart Association”.