Lifestyle

Përfitimet e shëndetit psikologjik nga të lexuarit gazetë

Të lexuarit e gazetës mund të ndihmojë në ngritje të personalitetit, rritë aftësitë gjuhësore, ndihmon në krijimin e mendimeve kritike e edhe angazhimin si qytetar.

Në përgjithësi leximi konsiderohet si një hobi shumë i mirë që lejon njerëzit e të gjitha moshave të pasurohen me dije, të inspirohen e të forcojnë personalitetin.

Gazetat përveç që pasurojnë të menduarit kritik, ato gjithashtu ndrisin njohuritë e lexuesit. Shumë studime kanë treguar se kur një person qëndron i informuar në mënyrë të saktë për atë çka po ndodh, ka më shumë gjasa që të jetë në gjendje shumë të mirë fizike e mendore.

Kështu mjekët e çështjeve psikologjike po mendojnë se kjo gjë mund të ndikoi edhe në uljen e krimit.

Sipas “JounalsSagepub” sa më shumë njerëz të dijshëm e me bagazh të paraqitën nëpër media aq më i ulët mendohet të jetë krimi.

Media është një mjet shumë i fuqishëm që ndikon në mendimet e shumë personave. Pra gjithçka varet nga ajo çka promovohet.

Gazetat mbajnë larg edhe sëmundjet e harresës si demenca, duke rritur shpejtësinë e të menduarit.

Një studim që është publikuar vite më parë në “Neurology”, sugjeron se të lexuarit gazetë mund të bëjë mënyrën e të menduarit të një personi më në moshë sikur të jetë 13 vjet më i ri.

Pra të lexuarit gazetë zgjeron horizontin e njohurive të një personi.

“FlourishAustralia” rekomandon që njerëzit të lexojnë gazeta prestigjioze në mënyrë që të informohen drejtë për atë që ju intereson.

Hulumtimet e doktorit Dan Sullivan nga Universiteti i Minnesotas në SHBA tregojnë se përdorimi i gazetave është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që i përkasin komunitetit pakicë.

Në ditët e sotme që informatat janë shumë më afër se që ishin më parë, mundësitë për të zgjedhur se me çfarë informohet një person janë po ashtu të panumërta.

Ekspertët rekomandojnë që çdo person të lexoi mediume kredibile e të njohura për informacion të saktë, të mirëfilltë e me pasuri kulturore.