Kafeja tretet kryesisht në mëlçi nga enzimat që quhen “cytochrome P450”, të cilat janë përgjegjëse për më shumë se 90% të pastrimit të kafeinës. Këto enzima i aktivizon gjeni që quhet “CYP1A2”, raporton ScienceDirect.
Studimet e fundit kanë treguar se kafeja ndihmon shumë organet tretëse duke bërë edhe ushqimin të tretet më shpejt dhe të shpërndahet nëpër organe përkatëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, kafeja ka qenë e lidhur me efekte të tjera të dobishme si veprimet antioksiduese dhe anti-inflamatore që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin e njeriut, duke ndryshuar ritmin qelizor dhe statusin inflamator për të mirë.
Konsumimi i kafesë redukton edhe lodhjen dhe rrit vigjilencën. Si e tillë, kjo pije është konsumuar nga atletët për aktivitete të ndryshme sportive, me efekte pozitive dhe negative të deklaruara.
Megjithatë ekspertët kanë bërë të ditur se duhet pasur kujdes në mënyrë që të mos teprohet me konsum.