Studiuesit kanë shqyrtuar 10 studime të mëparshme të kryera midis viteve 1999 dhe 2022, të cilat vlerësuan lidhjet midis shpejtësisë së ecjes dhe zhvillimin e diabetit të tipit 2 te të rriturit në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Japoni, raporton CNN.
Pasi u shqyrtuan të dhënat për 10 vjet, konstatuan se ecja mbron nga diabeti i tipit 2. Ecja me shpejtësi më të madhe ka zvogëluar rrezikun për 39% krahasuar me ecjen me shpejtësi të vogël e mesatare, që zvogëloi rrezikun me 15%.
“Përfshirja në çfarëdo aktiviteti fizik mund të ketë përfitime shëndetësore, por duket se për parandalimin e diabetit është e rëndësishme të angazhohemi në disa aktivitete me intensitet më të lartë, si shëtitjet e shpejta”, ka thënë Dr. Carmen Cuthbertson, nga universiteti i Carolinës lindore në SHBA.
Doktorët erdhën në përfundim se ecja është shumë e rëndësishme për shkak se ofron shumë të mira shëndetësore.
“Mund të jetë e vërtetë se ecja më shpejt është edhe më e mirë. Por, duke pasur parasysh faktin se shumica e amerikanëve ecin mjaftueshëm, është më e rëndësishme t'i inkurajojmë njerëzit të ecin më shumë”, ka thënë Dr. Robert Gabbay, shefi shkencor dhe mjekësor për Shoqatën Amerikane të Diabetit.