Lifestyle

T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D

 

Shumë njerëz kanë filluar të ndiejnë pasojat e dimrit. Ditët po shkurtohen dhe momentet diellore që i kërkojmë me ngulm pakësohen ndjeshëm.

Zgjimi në mëngjes është gjithnjë e më i vështirë, lodhja më e madhe dhe produktiviteti në punë plot mangësi. Irritimi kap majat dhe ndihesh sikur e gjithë energjia të është zhdukur.