Lifestyle

Macet dhe qentë ngadalësojnë harresën tek të moshuarit

 

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se të pasurit qen apo mace ngadalëson harresën (rënien e aftësive njohëse), përderisa një person plaket, raporton FemaleFirst.

Ekspertët analizuan 637 persona të moshës nga 50 deri në 100 vjeç, 185 prej të cilëve ishin pronarë kafshësh shtëpiake. Ata zbuluan se të gjithë pjesëmarrësit pësuan harresë deri diku, por kjo gjë ndodhi shumë më ngadalë për pronarët e kafshëve.