Nëse rregullisht përjetoni dhimbje ose ënjtje të nyjave, e dini sa e bezdisshme dhe torturuese është kjo. Ndërsa ka shumë arsye që dikush mund të përjetojë dhimbje të vazhdueshme të nyjave, një nga arsyet më të zakonshme është artriti.
Ju mund ta konsideroni artritin si një sëmundje të vetme, por në fakt ka mbi 100 lloje të artritit që njerëzit mund t’i përjetojnë, dhe të gjitha lidhen me dhimbjet ose sëmundjet e nyjave.
Ndërsa kjo është një sëmundje tepër frustruese për të jetuar me të, ka mënyra për ta lehtësuar dhimbjen dhe për ta menaxhuar ënjtjen e nyjave, dhe një nga mënyrat se si mund ta bëni këtë është përmes dietës suaj, raporton portali “Eat This, Not That”.
Këto janë ushqimet më të këqija që ju mund t’i hani, e të cilat e përkeqësojnë dhimbjen e nyjave.
Sheqernat e shtuara
Edhe
Pesë ushqime që mund të nxisin inflamacionin në trup
Karbohidratet e rafinuara dhe sheqernat e shtuara duhet të shmangen ose reduktohen në dietën e një pacienti me artrit, sepse ato janë shumë inflamatore dhe mund ta shkaktojnë një shpërthim artriti ose ta përkeqësojnë dhimbjen. Në një studim të kryer tek pacientët me artrit reumatoid, ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer ishin ndër artikujt kryesorë të raportuar për përkeqësimin e simptomave të nyjave të pjesëmarrësve. Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat përgjithmonë, por është një ide e mirë ta monitoroni sasinë e sheqerit të shtuar që e konsumoni, dhe ndoshta të zgjidhni t’i konsumoni sheqernat natyrale të cilat i gjeni tek frutat e ndryshme.
Gluteni
Për personat mesatar që nuk kanë artrit, ushqimet me cilësi të mirë që përmbajnë gluten, mund të jenë plotësisht të mira dhe të sigurta për t’u konsumuar. Fatkeqësisht, e njëjta nuk vlen edhe për ata që vuajnë nga dhimbje të vazhdueshme të nyjave. Është zbuluar se produktet që përmbajnë gluten dhe grurë, me kalimin e kohës mund të çojnë në inflamacion dhe inflamacioni lidhet drejtpërdrejt me dhimbjen dhe ënjtjen e nyjave. Megjithatë, nuk është e thënë që të gjithë të heqin dorë nga gluteni. Produktet që përmbajnë gluten mund të kenë nivele të larta të fibrave, që janë të dobishme për njerëzit të cilët nuk vuajnë nga artriti ose ndonjë sëmundje tjetër autoimune.
Ushqimet e përpunuara
Ushqimet e përpunuara mund të jenë të shijshme dhe të përballueshme nga ana financiare, por ky ushqim përfshinë plot efekte anësore negative duke përfshirë përkeqësimin e dhimbjes dhe inflamacionit të nyjave. Ushqimi i përpunuar dihet se i përkeqëson simptomat e artritit, duke kontribuar në faktorë të tillë si, shtimi i rëndë në peshë dhe rritja e inflamacionit.
Mishi i kuq
Edhe
Suplementi kundër dhimbjes së nyjave mund ta nxisë përparimin e Alzheimerit
Ndërrimi i mishit të kuq dhe të përpunuar me ushqimet e pasura me proteinat me bazë bimore, mund të ndihmojë në reduktimin e ënjtjes dhe simptomave të dhimbshme të artritit. Sipas gazetës “American Journal of Clinical Nutrition”, konsumi i lartë i mishit të kuq shoqërohet me më shumë inflamacion.
Por, ju nuk keni nevojë të hiqni dorë nga ushqimet e lartpërmendura përgjithmonë, por reduktimi i ndjeshëm i sasisë së konsumuar të tyre do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të nyjave.