Nuk vonoi shumë që brendi i ri Attico, i cili nisi në vitin 2016, të tërhiqte një kult pasues. Stili i errët që unifikon brendin me veshjet e mbrëmjes, duke përfshirë minifustanet, pantallonat e gjerë me xhepa dhe takat e larta këndore, shpejt e bëri atë që të futej në radarët e analizuesve të modës dhe në stilin e përditshëm të Rihannas, Dua Lipas e Hailey Bieberit.
Pavarësisht se është pëlqyer nga shumë ikona të modës, brendi Attico nuk ka mbajtur asnjëherë një pasarelë që shfaq punën e tij në koleksion të veshjeve.
Por pasi që brendi po rritet ka vendosur që më në fund të mbajë një “fashion show” si duhet për koleksionin e ri pranverë/verë 2024.
Për debutimin e markës në pistë, Attico mbylli një rrugë banimi në lagjen Arco della Pace të Milanos perëndimore.
Shfaqja përfshinte 42 veshje, përzierje të pëlhurave të sheshta dhe sedefe “pasqyrë” e xhaketa që mund të hyjnë në përdorim të përditshëm. Gjithashtu për befasi aty u shfaqën edhe pantallona të gjerë më xhepa që njihen si stili “cargo”, plus disa veshje të jashtme ekstra-të mëdha- që arritën mbi një kolonë zanore që revista “Harpers Bazaar” e quajti sintetike.
Ngjarja duket disi sikur vetë modelet të jenë fqinje në lagje, bëhen gati për të dalë në veshjet e tyre më të mira, që thoshin “shikomë mua”, pastaj vendosën të nxjerrin para hyrjes një zmadhues zëri dhe në këtë mënyrë të sjellin klubin në lagje në vend që të shkojnë atje.
Disa nga spektatorët më të famshëm aty ishin drejtori kreativ i markës GUCCI, Sabato De Sarno, dizajnuesja e këpucëve e famshmja Amina Muaddi, influencerja Chiara Ferrgani, etj. Audienca qe më e madhe seç kishin planifikuar organizatorët. Anëtaret e lagjes qëndronin në ballkonet e tyre dhe shihnin modelet të parakalonin në pistë me krijimet e markës së re.
Në këtë koleksion dominoi stili që njihet si “day to night” që nënkupton se rrobat janë të përshtatshme të vishen gjithë ditën.
“Nëse një femër vendos të vishet me një xhaketë nga Attico, do të duket përshtatshëm në sitlin e ditës e ashtu edhe të natës”, ka shkruar Harpers Bazaar.
Përgatiti: Vita Abrashi-kajtazi
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.