Lifestyle

Ngarkesa në punë mund të dyfishojë rrezikun për sëmundje zemre te burrat

 

Stresi nga puna është i dëmshëm për shumë më shumë se shëndeti mendor, sidomos te burrat. Përderisa studimet në vazhdimësi kanë ndërlidhur stresin e punës me mirëqenien psikike e fizike të punëtorëve, një studim i ri ka gjetur se stresi shton edhe rrezikun për sëmundje zemre te burrat.

Faktorët e stresit në punë - përfshirë ngarkesat e mëdha, afatet e shkurta e mjediset që u heqin lirinë punëtorëve - përbëjnë shtrëngim të rëndë që dëmton zemrën e punëtorëve. Përpjekja në punë ku personi nuk ndihet se po shpërblehet sa duhet, po ashtu, ka efekt negativ serioz në shëndetin e zemrës.