Lifestyle

Pse duhet të hani çdo ditë çokollatë

 

Studimet e deritanishme kanë treguar se çokollata e ka një efekt pozitiv në shëndetin e tërë organizmit. E vetmja gjë që është e rëndësishme është të konsumoni çokollatë të zezë, apo çokollatë e cila në përbërjen e saj i ka të paktën 70% kakao.

Është burim i shkëlqyer i antioksidantëve - Çokollata është një burim i shkëlqyer i polifenoleve, katekineve dhe flavonoleve. Këto janë komponime që kanë veti të fuqishme antioksiduese. Studimet kanë treguar që qumështi mund ta bllokojë absorbimin e këtyre kompozimeve, prandaj do të ishte më mirë të mos konsumoni çokollatë me qumësht.