Lifestyle

“Atelier Jolie” marka e re që do të punësojë refugjatë

 

Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie po e krijon një markë të re të veshjeve. “Atelier Jolie” quhet brendi në të cilin Jolie do të bashkëdizajnojë veshjet me drejtoreshën kreative të brendit Chloé, Gabriela Hearst.

Pas drejtimit trevjeçar të brendit Chloé, Gabriela Hearst ka bërë të ditur se do t’i ndajë rrugët me të pas lansimit të koleksionit të fundit për këtë markë në javën e modës në Paris që pritet të mbahet këtë shtator. Por para së të shkojë, Hearst do ta bëjë edhe një koleksion të fundit që do të jetë një bashkëpunim. Sipas gazetares Cassandra Dimitroff, trashëgimia e Hearstit në brendin Chloé duket të jetë një transicion drejt një kompanie më të qëndrueshme dhe kjo drejtoreshë kreative bëri që Chloe të fitojë statusin “B Corp”, që është certifikatë për kompanitë në SHBA bazuar në përfitimet e tyre në përputhje me performancën sociale dhe mjedisore.