Bëni jastëkët si të rinj me një metodë shumë të thjeshtë
Larja e jastëkëve është jashtëzakonisht e rëndësishme, në mënyrë që shëndeti trupor të jetë në nivel, shkruan DailyMail.
Jastëkët dinë të mbulohen nga njollat e verdha, e kjo për shkak të djersës që lëshohet gjatë natës, por shumë komentues thonë se kanë gjetur zgjidhjen ideale që nënkresën ta kenë të bardhë.
Dikush rekomandoi që jastëkët të lahen me “tabletët” e pjatalarëses, që zakonisht përdorën për t'i zbardhuar enët.
Ajo mund të përdoret edhe për jastëkë, duke e fërkuar në pjesën ku është bërë me njolla. Suksesi thuhet se është i garantuar, pa shpenzuar shumë.
Kjo do t’iu kursejë shumë kohë dhe natyrisht shumë të holla.
Ekspertët kanë rekomanduar që jastëkët të lahen të paktën dy herë në vit, ndersa mbulesat t’u ndërrohen vazhdimisht.