Sipas një studimi të ri një multivitaminë e përditshme mund ta mbajë kujtesën tuaj të mprehtë në pleqëri dhe të shmangë demencën.
Sipas studiuesve amerikanë multivitaminat ndikuan në ngadalësimin e humbjes së aftësive njohëse, gjë që thuhet se mund të qojë në sëmundje vdekjeprurëse.
Në këtë studim u testuan më shumë se 3 mijë e 500 persona mbi 60-vjeçarë, për të parë se si multivitaminat ndikuan në fuqinë e trurit.
Studiuesit thanë se rezultatet që ata i quajtën “të jashtëzakonshme”, mund t'u japin njerëzve një mënyrë të lehtë për të zvogëluar efektet normale të plakjes së trurit.
Doktori Adam Brikman, nga Universiteti i Kolumbias, tha se shumica e të rriturve shqetësohen për ndryshimet e kujtesës që ndodhin me plakjen.
"Studimi ynë sugjeron se plotësimi me multivitamina mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe jo e kushtueshme për të moshuarit për të ngadalësuar humbjen e kujtesës", theksoi ai.
Sipas të dhënave aktuale rreth 900 mijë britanikë kanë demencë dhe parashikohet që shifra të rritet në 1 milionë deri në vitin 2025.
Këtu përfshihet një numër i sëmundjeve që lidhen me humbjen e kujtesës dhe që zakonisht paraprihet nga rënia e aftësive njohëse.
Studimet e mëparshme rreth përdorimit të multivitaminave për të shmangur përkeqësimin e kujtesës në moshë të shtyrë kanë qenë jopërfundimtare.
Studimi i fundit i botuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, përfshiu një numër të madh personash për të sjell një rezultat.
Atyre për tri vjet iu dha çdo ditë një multivitaminë Centrum Silver, një tabletë e së cilës kushtonte rreth 17 cent dhe çdo vit iu bëheshin teste kujtese për të parë ndikimin.
Ata që morën multivitaminën dolën shumë më mirë në testet e kujtesës gjatë vitit të parë dhe ndikimi pozitiv në kujtesën e tyre ndikoi gjatë gjithë studimit.
Edhe personat me probleme kardiovaskulare panë një përmirësim të dukshëm pas marrjes së pilulës.
Sipas studiuesve kjo mund të ketë ndodhur për faktin se në dietat e tyre mungonin lëndët ushqyese jetësore, të cilat u kompensuan nga pilulat.
Doktori Joann Mandon tha se zbulimi se një multivitaminë e përditshme përmirëson kujtesën dhe ngadalëson rënien e aftësive njohëse është i jashtëzakonshëm.
"Suplementi multivitamin është një metodë e sigurt, e arritshme dhe e përballueshme për të mbrojtur kujtesën tek të rriturit e moshuar", theksoi ai. / The Sun
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.