Shkencëtarët kanë zbuluar se kanë gjetur një mënyrë për të kombinuar teknologjinë e skanimeve të trurit dhe inteligjencës artificiale për të transkriptuar “thelbin” e mendimeve të njerëzve.
Alex Huth, profesor i neuroshkencës ka thënë se ky është “një hap i vërtetë përpara”.
Zhvillimi kryesor nga ky studim është se subjektet nuk kanë nevojë për implante kirurgjikale. Në vend të kësaj, aktiviteti i trurit matet duke përdorur një skaner funksional të rezonancës magnetike.
Në studim, individët dëgjuan orë të tëra “podcaste”. Më pas, me pëlqimin e pjesëmarrësve për të deshifruar mendimet e tyre, ata dëgjuan një histori të re dhe tekste të krijuara nga makina nga aktiviteti i trurit.
Nuk është transkriptë fjalë për fjalë. Për shembull, kur një individ dëgjoi frazën “Ende nuk e kam lejen e vozitjes”, mendimet e individit u dekoduan ashtu sikur po thoshte “ajo as nuk ka filluar të mësojë vozitjen”, raportoi indy.
Jerry Tang, i shkencave kompjuterike, pohoi se përparimet në studim kanë potencialin për pasoja të mëpasme. Ai tha se “i marrim shumë seriozisht shqetësimet se mund të përdoret për qëllime të këqija”.
Ata kanë kryer testime për të bërë që makina të jetë e trajnuar për një aktivitet të caktuar të trurit, pa mundur të dekodojë mendimet në tërësi.
Studimi vë në pah zhvillimet edhe më të mëdha me inteligjencën artificiale, pas popullaritetit të Chat GPT-së që ka nxitur debate mbi potencialin e inteligjencës artificiale.