Lifestyle

Pse njerëzit pëlqejnë të dëgjojnë këngë ndarjeje edhe kur janë në një lidhje të lumtur

Nëse i përkisni grupit të njerëzve që pëlqejnë të dëgjojnë balada dhe këngë ndarjeje edhe pse jeni në një lidhje të lumtur, nuk ka hapësirë për shqetësim. Kjo në fakt është shenjë e mirë për shëndetin mendorm shkruan “Yahoo”.

Dëgjimi i këngëve të trishtuara nuk pasqyron domosdoshmërisht se si ndiheni për marrëdhënien aktuale romantike. Por edhe nëse nuk keni histori siç është në këngë, muzika mund të na ndihmojë të gjejmë veten në mënyra të tjera.

“Muzika mund të jetë një mjet i fuqishëm që na lejon të qasemi në emocionet tona. Ndoshta duam të dëgjojmë muzikë të trishtuar për të ndier më thellë emocionet tona”, ka thënë terapistja e martesës dhe familjes Christene Lozano.

Ndonjëherë na duhet vetëm të qajmë, sipas ekspertëve. Këngët e ndarjes mund të na ndihmojnë të bëjmë një pushim nga jeta jonë e zënë dhe të marrim një çlirim shumë të nevojshëm nga mendimet negative.

“Njerëzit kënaqen duke qenë në gjendje të ndiejnë emocionet e tyre, veçanërisht kur është përmes një formati krijues. Mund të këndohet së bashku me këngët, ndërsa instrumentet ofrojnë muzikën në sfond dhe kjo ju lejon të ndjeni emocionet tuaja”, ka thënë terapistja.

Ajo theksoi se asnjë qenie njerëzore nuk ndien vetëm një emocion në një orë, ditë, muaj apo vit. Prandaj, është e pashëndetshme të përpiqeni të shtypni ndjenjat tuaja. Muzika na lejon të njohim dhe ndiejmë emocionet tona.

“Të dëgjosh balada dhe këngë të ndarjes edhe kur je në një marrëdhënie të mirë nuk është gjë e keqe. Këngët e ndarjes nuk kanë të bëjnë vetëm me marrëdhëniet e dashurisë. Përkundrazi, ato kanë të bëjnë me problemet me prindërit, me miqtë dhe dhimbje të tjera”, shtoi Lozano.