Lifestyle

Si ua sabotojnë dietën salcat e juaja të preferuara

Salcat

Të gjithë duam të kemi majonezë apo keçup në vaktet tona.

Por, nutricistët thonë se ato mund të ju prishin dietën tuaj dhe të shtojnë kalori të panevojshme, raporton “The Sun”.

Dietologia e nutricistja Ro Huntriss beson se erëzat mund të ndikojnë negativisht në tentativat e njerëzve për të humbur peshë.

Ajo ka shpjeguar se shumicën e kohës shumë nga ne nuk llogarisin kaloritë që vinë kur mbushin vaktet tona me salca.

Ro, që është prapa planit të dietave “Terri-Ann 123”, thotë: “Kur njerëzit përpiqen të humbin peshë, ata shpesh marrin parasysh përbërësit ushqimorë të vaktit pa llogaritur fare salcat shtesë. Disa salca kanë sasi të lartë të yndyrës apo sheqerit dhe i bjen se kanë më tepër kalori dhe ju pengon të humbni peshë. Duhet të kuptoni se si të mbani ushqimet e juaja të shëndetshme, por edhe të shijshme”.

Ro ka treguar disa prej salcave që kanë më së tepërmi kalori.

Si shembull një lugë gjelle majonezë ka 94 kalori, e një lugë gjelle salcë për sallatën Cezar ka 85 kalori. E salca barbekue ka 29 kalori për lugë gjelle, ndërsa keçupi ka 19 kalori për lugë gjelle.

Kështu që ekspertët këshillojnë të bëni zgjedhjet e duhura. Mund të zgjedhni si shembull ndonjë majonezë më të lehtë që ka vetëm 15 kalori për racion.

Po ashtu udhëzohet të zvogëloni enën nga e cila hani.

“Përpiquni të përdorni pjata më të vogla për t’iu ndihmuar që t’i reduktoni vaktet”, thonë ekspertët.

Po ashtu, sipas udhëzimeve duhet të matni përbërësit dhe të siguroheni që të keni së paku dy porcione perime.

Salcat me më së tepërmi kalori për lugë gjelle:

Majonezi - 94 kalori

Salca për sallatën Cezar – 85 kalori

Salcë për fermë – 73 kalori

Salcë tartar – 63 kalori

Krem sallate – 50 kalori

Salsa – 36 kalori

Salcë BBQ – 29 kalori

Salcë djathi – 28 kalori

Keçup – 19 kalori

Salcë e ëmbël e djegës – 15 kalori