Lifestyle

Zgjidhja për luftimin e stresit të përmasave epike

 

Të jetosh me një nivel stresi të vazhdueshëm, mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë modelet problematike të gjumit, problemet e tretjes, dhe madje një rrezik më të madh për depresion, probleme të zemrës, diabet dhe shtim në peshë

Amerika është një vend me një popullsi shumë të stresuar. Sipas Institutit Amerikan të Stresit, edhe para pandemisë 94 për qind e punonjësve thanë se ndiheshin rregullisht të stresuar. Dhe së fundmi, Shoqata Psikologjike Amerikane raportoi se stresi kolektiv i vendit ka arritur nivele alarmante.

Të gjithë prekemi ndonjëherë nga një gjendje e tillë, por ndjenja e vazhdueshme dhe kronike e shqetësimit dhe e mbingarkesës psikologjike mund të çojë në një ezaurim nervor, gjë që mund të ketë pasoja të rënda. “Zakonisht, ezaurimi nervor përkufizohet si një gjendje ekstreme e tendosjes psikologjike”, thotë Jaung Ah Park, profesor i asociuar në Shkollën e Punës dhe Marrëdhënieve të Punësimit në Universitetin e Ilinoit.