Miliona sinjale kimike dërgohen në të gjithë trupin çdo ditë për të ruajtur funksionimin normal. Trupi bën një punë të shkëlqyer për të dërguar mesazhe kur mungon diçka thelbësore.
Këto pesë probleme të zakonshme mund të shkaktohen nga mungesa e lëndëve kryesore ushqyese në trup, shkruan The Sun.
Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve
Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë një shenjë e shumë gjërave, duke përfshirë pastrimin e ashpër me furçë. Megjithatë, një meta-analizë e fundit zbuloi se gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë gjithashtu një shenjë e mungesës së vitaminës C. Përveç kësaj, u arrit në përfundimin se rritja e konsumit të vitaminës C mund të ndihmojë në reduktimin e problemit të gjakderdhjes së mishrave të dhëmbëve.
S’ka asgjë të keqe të merren më shumë vitaminë C dhe ka mënyra të thjeshtë për ta bërë këtë. Zgjidhni fruta të pasura me vitaminë C, si portokall, papaja dhe manaferrat.
Rënia e flokëve
Rënia e flokëve mund të ndodhë për disa arsye. Mund të jetë gjenetike ose e shkaktuar nga probleme hormonale. Kohët e fundit, ka pasur raportime të njerëzve që janë shëruar nga Covid-19 që kanë pësuar rënie të flokëve. Mund të jetë gjithashtu një efekt anësor i mjekimit ose mund të lidhet me probleme të tjera shëndetësore si problemet me tiroiden.
Humbja e flokëve mund të tregojë gjithashtu se ka mungesë të proteinave dhe acideve yndyrore esenciale.
Acidet yndyrore omega-3 mund ta zgjidhin këtë problem.
Lëkurë e kuqe
Dieta e keqe dhe dielli janë armiqtë e lëkurës së shëndetshme dhe ka shumë hulumtime që e vërtetojnë këtë.
Por kur ju skuqet lëkura mund të jetë edhe një shenjë që keni mungesë ushqyese. Për ta rregulluar, duhet ngrënë ushqime të kanë yndyrë të kufizuar.
Kapsllëk ose fryrje
Nëse keni kapsllëk apo fryrje të barkut, mund të jetë pasojë e mungesës së ujit dhe fibrave.
Hulumtimet mbi përmbajtjen e fibrave dietike tregojnë se marrja e pakët e fibrave mund të çojë në kapsllëk. Kapsllëku mund të reduktohet nëse futni përbërësit e nevojshëm të fibrave dhe ujit në dietë. Sasitë e rekomanduara të fibrave janë midis 25-35 gram në ditë nga burime të tilla si frutat, perimet, arrat, farat dhe drithërat.
Përveç marrjes së fibrave të mjaftueshme, duhet të ketë edhe hidratim të mirë. Dehidratimi është një komponent kyç në përkeqësimin e kapsllëkut.
Plagët që shërohen ngadalë
Mungesa e vitaminave B mund të çojë në shërimin e ngadaltë të plagëve. Megjithëse ka shumë shkaqe të shërimit të ngadalshëm të plagëve (si sëmundjet kronike dhe plakja), studimet tregojnë se shkaku mund të jetë edhe mungesa e vitaminave B. Për të marrë shumë vitamina B, hani drithëra, mish pa dhjamë, vezë dhe perime jeshile.