Lifestyle

Mbjellja e pemëve në qytete mund të ulë vdekjet nga nxehtësia e verës, sipas studimit

 

Mbjellja e më shumë pemëve mund të nënkuptojë se më pak njerëz vdesin nga temperaturat gjithnjë e më të larta të verës, sipas një studimi të fundit, shkruan The Guardian.

Rritja e nivelit të mbulesës nga pemët nga mesatarja evropiane prej 14.9% në 30% mund të ulë temperaturën në qytete me 0.4C, gjë që mund të reduktojë vdekjet nga nxehtësia me 39.5%, sipas modelimit të parë të këtij lloji të 93 qyteteve evropiane nga një ekip ndërkombëtar studiuesish.