Lifestyle

Terapia premtuese gjenetike që ofron trajtim direkt në tru

 

(AP) - Kur Rylae-Ann Poulin ishte një vjeç, ajo nuk zvarritej e as nuk dërdëlliste si fëmijët e tjerë të moshës së saj. Një çrregullim i rrallë gjenetik e kishte penguar atë madje ta ngrinte edhe kokën. Prindërit e saj qëndronin me radhë në këmbë gjatë gjithë natës vetëm që ajo të merrte frymë rehat dhe të flinte.

Më pas, muaj më vonë, mjekët i dhanë terapi gjenetike direkt në tru. Tani 4-vjeçarja është duke ecur, vrapuar, notuar, lexuar e duke hipur në kuaj – “thjesht duke bërë kaq shumë gjëra të mahnitshme që dikur mjekët i kishin thënë se ishin të pamundura”, ka treguar nëna e saj, Judy Wei.