Lifestyle

Terapia premtuese e gjeneve kryhet direkt në tru

Rylae-Ann ishte ndër të parat që përfitoi nga një mënyrë e re e dhënies së terapisë gjenetike - drejtpërdrejt në tru - që ekspertët besojnë se ka një premtim të madh për trajtimin e një sërë çrregullimesh të trurit.
 

Rylae-Ann, e cila jeton me familjen e saj në Bangkok, ishte ndër të parat që përfitoi nga një mënyrë e re e dhënies së terapisë gjenetike - drejtpërdrejt në tru - që ekspertët besojnë se premton shumë për trajtimin e një sërë çrregullimesh të trurit. Tani 4-vjeçarja ecën, vrapon, noton, lexon dhe kalëron. “Është një jetë e re për të”, thotë Wei

Kur Rylae-Ann Poulin ishte një vjeç, ajo nuk zvarritej si fëmijët e tjerë të moshës së saj.

Një çrregullim i rrallë gjenetik e pengoi të ngrinte kokën. Prindërit e saj e mbanin me radhë në këmbë gjatë natës vetëm që ajo të merrte frymë rehat dhe të flinte.