Keni problem me gjumë, ja mënyrat më të mira për të zgjidhur këtë

Nganjëherë njerëzit mund të kenë problem që të bëjnë gjumë.
Shqetësimet e shumta si ato financiare, të punës apo lidhjet, shpesh ta vështirësojnë gjendjen.
Nëse e gjeni veten duke u përpjekur për të mbyllur sytë për të bërë gjumë dhe nuk po ia dilni, atëherë këtu keni disa këshilla për t’ju ndihmuar.
Doktoresha Daisy Mae ka thënë për “The Sun” se derisa mund të duket e çuditshme, por një nga mënyrat më të mira për të fjetur është ta detyrosh veten të qëndrosh zgjuar.
Ekspertja e gjumit, që punon në “Get Laid Beds”, ka thënë se emri mjekësor i kësaj është “qëllimi paradoksal”.
“Ekziston në fakt një frazë për të përshkruar këtë, që është ‘qëllimi paradoksal’, ku ju sfidoni veten për të qëndruar zgjuar, gjë që e mashtron mendjen që të bjerë në gjumë. E gjitha që duhet është të qëndroni shtrirë në shtrat, t’i mbani sytë hapur sa më shumë që mundeni dhe të përsërisni frazën ‘mos fli’ apo ‘nuk do të flejë’. Muskujt e syve tu do të lodhen shpejt, dhe shpresojmë se do të flini shpejt”, tthotë Mae.
Komentet e saj vijnë pasi një sondazh i një kompanie që merret me prodhim e shitje të shtretërve zbuloi se çdo të pestit në Britani të Madhe i duhen dy-tri orë për të fjetur pasi bien në shtrat.
Mae ka thënë se nëse keni probleme të tilla, mund të përdorni edhe metodën e frymëmarrjes 4-7-8.
Ekspertja shpjegoi se për këtë duhet të vendosni gjuhën gjatë gjithë ushtrimit në çati të gojës, pas dhëmbëve.
“Pastaj, nxirrni frymën përmes gojës – ndoshta do të bëjë zhurmë të çuditshme, por do të rrotullohet me të. Më pas, mbyllni gojën dhe thithni përmes hundës ajër për katër sekonda. Më pas mbajeni frymën për shtatë sekonda. Tani që të dyja mbaruan 4 dhe 7, ne jemi në ‘8’. Nxirrni frymën përmes gojës, duke bërë një tjetër tingull të çuditshëm, për tetë sekonda. Përsëritni këtë derisa të jeni në gjumë të thellë”, ka thënë Mae.
Ajo ka thënë se një metodë tjetër është të nisni nga fundi për atë që keni kaluar gjatë ditës, në mënyrë që të pastroni mendjen.
“Kaloni atë që keni kaluar gjatë ditës, por duke filluar nga gjumi në mbrëmje, deri te zgjimi i parë në mëngjes. Bëni gjithçka në rend të kundërt. Kjo do të mbajë mendjen tuaj të pastër nga çdo shqetësim dhe do të jetë më pak sfiduese”, ka thënë Mae.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.