Lifestyle

Cilat ushqime kanë efekt të keq në funksionimin e zorrëve

Problemet e zorrëve mund të ndodhin në mënyra të ndryshme. Gazrat, fryrja e barkut, kapsllëku e diarreja janë vetëm disa nga simptomat dhe konsumimi i tepërt i disa ushqimeve mund t'i përkeqësojë ato, shkruan revista “Eat This, Not That”.

Patatet e skuqura janë të parat në listën e ushqimeve që duhet të konsumoni me kujdes. Ato përmbajnë një sasi të madhe karbohidratesh dhe kjo çon në fryrje dhe gazra. Patatet e skuqura gjithashtu treten më ngadalë sepse janë të skuqura. Ushqimet me shumë yndyrë gjithashtu vlerësohen rrezik.

Ju mund të habiteni kur mësoni se çamçakëzi mund të ndikojë në traktin tretës. Shumë lloje të çamçakëzëve bëhen nga alkoolet e sheqerit, të cilat trupi nuk mund t'i tresë plotësisht.

Sheqeri i rafinuar, që gjenden zakonisht në ëmbëlsira, gjithashtu mund të jetë problem. Hulumtimet kanë treguar se shkakton inflamacion të zorrëve, i cili çon në një mori problemesh, duke përfshirë një çekuilibër të baktereve të dobishme të zorrëve dhe disrregullim metabolik.

Sigurisht, nuk mund të heqim dorë plotësisht nga konsumimi i sheqerit, por ju mund të zgjidhni variante më të shëndetshme. Hani fruta në vend të ëmbëlsirave dhe zvogëloni sasinë e sheqerit që shtoni në kafe.

Dihet se lakra shkakton dispepsi me simptoma të tilla si fryrje, ngërçe dhe gazra. Kjo për shkak se përmban rafinozë. Në këtë grup perimesh bëjnë pjesë edhe fasulet.

Kushtojini vëmendje konsumimit të salcës së nxehtë. Nëse tashmë keni probleme me zorrët, është mirë të anashkaloni të gjitha format e ushqimeve pikante, duke përfshirë salcën e nxehtë.