Djersitja e tepruar shpesh i bënë njerëzit të ndihen në siklet para të tjerëve.
Disa ushqime, të tilla si domatja, lakra apo kafeja, rrisin shanset për t’u djersitur dhe e bëjnë erën më të fortë. Megjithatë ka edhe nga ato ushqime që mund ta minimizojnë këtë problem.
Ja ushqimet me efekt të tillë:
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është një nga produktet më efektive që mund t’i japë trupit një aromë të këndshme. Vetitë e tij antimikrobike kufizojnë rritjen e baktereve, ndërsa acidi laurik në përbërjen e tij shkatërron erën e athët. Rekomandohet që të aplikoni vajin në zonën e sqetullës 1-2 herë në ditë, pasi të keni bërë dush.
Limoni
Limoni ju ndihmon për të larguar frymëmarrjen e keqe. Mjafton të konsumoni një gotë me lëng limoni në mëngjes dhe bakteret e dëmshme do të minimizohen.
Majdanozi
Majdanozi është një ilaç popullor për trajtimin e erërave të pakëndshme të trupit. Është përmbajtja e lartë e klorofilit dhe aroma e saj e freskët që i japin një efekt deodoranti. Kjo barishte pastron trupin dhe lufton bakteret që e bëjnë trupin të mbajë erë të keqe.
Sherbela
Gjethet dhe lulet e kësaj bime ndihmojnë për ta luftuar djersën. Sherbela zihet dhe lëngu i saj mund të përdoret për një dush ose aplikohet thjesht me kompresa në trup.
Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban acide organike dhe tanin. Kjo është arsyeja pse ndihmon në luftën kundër djersitjes së tepruar dhe parandalon rritjen e baktereve. Pini çaj jeshil çdo ditë për të marrë një rezultat të mirë.