Një gjë me të cilën përballja është e pashmangshme është pluhuri. Ai formohet në televizor, raftet, në çdo qoshe të shtëpisë si edhe nën mobilie.
Megjithatë ka disa masa të thjeshta mirëmbajtjeje që mund të merren për të minimizuar pluhurin në shtëpi.
Përdorimi i një tapeti për fshirjen e këpucëve
Pluhuri mund të hyjë përmes dritareve dhe dyerve të hapura, çarjeve në mure, si edhe nga njerëzit. Në fakt, njerëzit mund të jenë burimi kryesor i sjelljes së pluhurit në shtëpi. Prandaj një këshillë mjaft e vlefshme për këtë rast është të vendoset një tapet i vogël në hyrjen kryesore të shtëpisë.
Mbajtja e dritareve të mbyllura
Nevojitet përpjekje të mos hapen shpesh dritaret, pasi kjo siguron një shteg për pluhurin. Kjo këshillë vlen sidomos nëse jetohet në katin përdhe.
Mbajtja e bimëve pranë dritareve
Nuk është e mundur të mbahen dritaret të mbyllura gjatë gjithë kohës. Për këtë arsye sugjerohet që të vendosen bimë të ndryshme në parvazet e dritareve apo ballkoneve, ato mund të ndihmojnë me filtrimin e pluhurit.
Pastrimi i shtratit rregullisht
Shtrati mund të jetë një nga vendet kryesore të grumbullimit të pluhurit në shtëpi. Kjo për shkak se çarçafët, mbulesat dhe jastëkët mbledhin pluhur. Për ta parandaluar, sugjerohet të pastrohet shtrati çdo dy javë. Gjithashtu të lihet shtrati të ajroset një ose dy herë në ditë.
Përdorimi i pastruesit të ajrit
Një pajisje e tillë pastron atmosferën e shtëpisë duke reduktuar ndotësit, përfshirë pluhurin. Edhe pse nuk mund të heqë plotësisht pluhurin, ai mund të ndihmojë në uljen e sasisë së tij.
Ventilatori i pajisjes tërheq ajrin së bashku me grimcat e pluhurit, më pas filtron dhe pastron ajrin dhe e qarkullon përsëri në dhomë, ndërsa pluhuri mbetet i mbërthyer në filtrin e pajisjes. /Agroweb