Lifestyle

Sa orë gjumë në ditë duhet të bëni për shëndet të mirë

Të paktën pesë orë gjumë në natë mund të ulë shanset e problemeve të shumta shëndetësore që mund të paraqiten pas të 50-ave, thonë studiuesit.

Shëndeti i keq mund ta prishë gjumin - por gjumi i dobët mund të jetë gjithashtu një paralajmërim ose një rrezik në vetvete, thonë studiuesit, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Ka dëshmi se gjumi ndihmon në rivendosjen, pushimin dhe rinovimin e trupit dhe mendjes.

Studimi i PLoS Medicine gjurmoi shëndetin dhe gjumin e nëpunësve civilë në Mbretërinë e Bashkuar, duke testuar rreth 8,000 pjesëmarrës. Ata u kontrolluan edhe për sëmundjet kronike, duke përfshirë diabetin, kancerin dhe sëmundjet e zemrës, gjatë dy dekadave të ndjekjes.

Ata që flinin pesë orë ose më pak rreth moshës 50 vjeç kishin 30% më shumë rrezik për sëmundje të shumta sesa ata që flinin shtatë orë.

Gjumi më i shkurtër në moshën 50 vjeç u shoqërua gjithashtu me një rrezik më të lartë të vdekjes gjatë periudhës së studimit, i lidhur kryesisht me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kronike.

Ekspertët në përgjithësi rekomandojnë rreth shtatë ose tetë orë gjumë, thonë studiuesit nga University College London dhe Paris Cité University.

Shkencëtarët nuk e dinë me siguri, por është e qartë se gjumi e ndihmon trurin të përpunojë kujtimet dhe është i mirë për humorin, përqendrimin dhe metabolizmin.

Gjumi është gjithashtu një mundësi për trurin që të pastrohet nga “mbeturinat”.