Hulumtim i ri shpresëdhënës në kurim të kancerit të trurit
Foto: Creative Commons
Rezultate shpresëdhënëse të një hulumtimi për glioblastoman: eliminimi i astrociteve (një klase kryesore të qelizave të trurit) që rrethojnë tumoret ose pengojnë aftësitë e tyre për të furnizuar me energji qelizat e glioblastoman, rezultoi me vdekjen e qelizave kancerogjene dhe regresionin e tumorit brenda disa ditësh.
“Këto gjetje ofrojnë një bazë premtuese për zhvillim të medikamenteve efektive për glioblastoman, një tumor agresiv dhe i pashërueshëm i trurit, por edhe të gjitha llojet e tjera të tumorit të trurit”, thonë studiuesit, raporton “The Brighter Side”.
Hulumtimi i Universitetit të Tel Avivit efektivisht zhduk glioblastoman, një kancer vrasës i trurit. Hulumtuesit arritën rezultatin duke përdorur një metodë të zhvilluar bazuar në zbulimin e tyre të dy mekanizmave kyçë në tru që mbështesin rritjen e tumorit dhe mbijetesën: njëra mbron qelizat kancerogjene nga sistemi imunitar, ndërsa tjetra furnizon me energjinë që duhet për rritje të shpejt të tumorit.
Në hulumtim është zbuluar se të dy mekanizmat kontrollohen nga qelizat e trurit të quajtura astrocite, dhe në mungesë të tyre, qelizat kancerogjene vdesin apo eliminohen.
Studimi është drejtuar nga Ph.D. Rita Pereleroizen, nën mbikëqyrjen e Dr. Loir Mayo të Shkollës së Biomjekësisë Sagol, si dhe në bashkëpunim me profesorin Eytan Ruppin nga Instituti Nacional i Shëndetësisë në SHBA (USA).
Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore “Brain”.