Lifestyle

Kafeja zvogëlon rrezikun e problemeve me zemër dhe vdekjes së hershme

 

Pirja e dy deri në tre filxhanë në ditë të shumicës së llojeve të kafesë mund t'ju mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekja e hershme, zbuloi një studim i ri.

“Rezultatet sugjerojnë se konsumimi i butë deri në mesatar i kafesë së bluar, të çastit dhe pa kafeinë duhet të konsiderohet pjesë e një stili jetese të shëndetshëm”, tha autori i studimit Peter Kistler, kreu i kërkimit klinik të elektrofiziologjisë në Institutin Baker Heart and Diabetes, raportoi CNN-ja të premten.