Lifestyle

Kujdes nga “Doktor Google”, mund të dëmtoni shëndetin

Njerëzit priren të kërkojnë informacione të natyrave të ndryshme në Google, edhe për ato që kanë të bëjnë me shëndetin, por sa është i besueshëm ky “doktor virtual”?

Ermand Mertenika, inxhinier biomjekësor, bëri thirrje të hënën në një emision në “Euronews Albania” që është gabim i madh t’i drejtoheni Googlet për çdo problem shëndetësor.

Sipas tij, ky “doktor virtual” i pengon njerëzit të shkojnë te mjeku real, i cili mund t’i japë përgjigjet e nevojshme mbi çdo shqetësim shëndetësor.

“Një mjek real bën një shkollë për disa vjet dhe nuk mundet kurrë ta zëvendësojmë këtë mjek me një virtual”, u shpreh Mertenika. (Euronews Alb)