Lifestyle

Çfarë e karakterizoi javën e modës në New York?

Descriptive Text

Java e modës në New York nisi më 7 dhe përfundoi me 14 shtator.

Koleksioni parë i cili u shfaqë për publikun ishte ai nga, “COS”, i dizajnuar nga Camilla Nickerson.

Dy markat e famshme, “Marc Jacobs” dhe “Fendi”, sollën për herë të parë një koleksion të përbashkët. Ky bashkëpunim ndodhi për shkak të 25-vjetorit të çantës më të famshme që ka realizuar shtëpia e modës “Fendi”, e titulluar “Baguette”. Ky aksesor ikonik u krijua për herë të parë në vitin 1997 nga Silvia Venturini. Gjithësej janë krujuar 54 dizajne të ndryshme të çantës, 10 nga to i realizoi vet Marc Jacob.

Një gjë e papritur që ndodhi në këtë javë të modës ishte anulimi i sfilatës nga “Burberry”.

Kulmin e shikueshmëris gjatë këtyre ditëve e mori sfilata e realizuar nga revista “Vogue”, për nder të 130-vjetorit të saj, e titulluar “Vogue World”.

Sfilata u mbajt në rrugët e Manhattanit. Gjithësej u shfaqën 112 veshje nga 150 brende të ndryshme. Ngjarjen e hapi Serena Williams e veshur me një fustan të markës “Balenciaga”.

Ky edicioni i javës së modës në New York përfundoi me shfaqjen e realizuar nga “Tom Ford”.