Lifestyle

Vaksinimi sekret në Zimbabve shpëton jetët e fëmijëve

 

Grupet apostolike që futin besimet tradicionale në një doktrinë Pentekostale janë ndër më skeptikët ndaj mjekësisë moderne në Zimbabve. Në vend të kësaj, ndjekësit besojnë te lutja, uji i shenjtë dhe masa të tjera për t’i shmangur sëmundjet ose për t’i kuruar sëmundjet.

Dhjetëra gra që mbanin foshnja në krah nxituan për t’i zënë stolat prej druri në një klinikë në Zimbabve, teksa një infermier mori një grup të veçantë nënash në ankth dhe fëmijët e tyre nga një derë e pasme në një tjetër dhomë. Infermieri e mbylli shpejt derën pas tyre. Të gjitha gratë ishin në Poliklinikën Mbare në kryeqytetin e Zimbabves, Harare, për t’i vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit në mes të një shpërthimi vdekjeprurës në vendin e Afrikës jugore. Mirëpo, ata që u dërguan në dhomën e pasme po i vaksinonin fëmijët në fshehtësi dhe në kundërshtim me doktrinën fetare që i ndalon ata të përdorin ilaçe moderne. “Shpërthimi i fruthit bëri që shumë fëmijë të vdisnin, kështu që tani po vijnë fshehurazi dhe ne po i ndihmojmë ata”, ka bërë të ditur Lewis Foya, infermier në klinikë. Më shumë se 700 fëmijë kanë vdekur nga fruthi në Zimbabve në një shpërthim të raportuar për herë të parë në prill. Shumë nga ta ishin të pavaksinuar për arsye fetare, ka bërë të ditur ministrja e Informacionit, Monica Mutsvangwa.

Qeveria ka njoftuar një lëvizje vaksinimi, mirëpo ashtu sikurse me COVID-19, disa grupe fetare janë kokëfortë kundër vaksinave dhe e kanë penguar fushatën.