Lifestyle

Pse iu “zë rryma” kur prekni pjesë metali

Trupi i njeriut, ndonëse në sasi të vogël, posedon valë elektrike, e nganjëherë ato i shkarkon nëpërmjet formave të ndryshme.

Uebsajti “Sciencing” shkruan se shkarkimi ndodhë në bazë ditore, e që truri i pranon si sinjale “të pazakonta”.

Sipas mediumit, sasia e elektricitetit dallon nga trupi në trup. Disa e absorbojnë nga ambienti i jashtëm, si për shembull kontakti me metale, puna pranë qendrave të furnizimit me energji, veshja e rrobave të materialeve specifike, ndërsa absorbimi nga brenda ndodhë nëpërmjet lëkurës së thatë apo konsumimit të produkteve që përmbajnë hekur e magnez.

Fërkimi i një trupi me një tjetër shkakton energji. Rol luan edhe shpejtësia dhe periudha se sa ata dy trupa kryejnë fërkimin.

Është i njohur kontakti i shuplakës së dorës me monedha apo me dorezën e derës, ku trupi në atë moment përjeton shkarkimin elektrik. Shkarkimet e tilla zakonisht ndodhin në mot të ftohtë, kur trupi për shkak te temperaturave të ulëta detyrohet të fitojë me tepër nxehtësi.

Energjia e trupit njihet si energji e qëndrueshme apo statike. Ekuilibri mes elektroneve dhe protoneve, bën që kjo energji të fitohet e të lirohet më pas.

Goditjet apo shkarkimet e tilla nuk konsiderohen të dëmshme për trupin e njeriut.