Një studim ka gjetur se rrushi mund të ketë një numër përfitimesh për shëndetin. Rushi mund të reduktojë rrezikun për sëmundjen e Alzheimerit dhe atë të dhjamosjes së mëlçisë – madje mund t’i shtojë pesë vjet jetës tuaj.
Antioksidantët e gjetur në rrush mund të reduktojnë rrezikun për sëmundjen e Alzheimerit duke përmirësuar funksionin e neuroneve. Ashtu si u gjet se suplementet në të ndihmojnë kundër sëmundjes së mëlçisë.
Autori i studimit, John Pezzuto, i tha gazetës “The Sun” se rrushi i shton “një dimension krejtësisht të ri thënies së vjetër ‘ti je ajo që ha’”.
"Nëse ndryshoni nivelin e shprehjes së gjenit antioksidues, siç kemi vërejtur me rrushin e shtuar në dietë, rezultati është një përgjigje që mund të bëjë një ndryshim të vërtetë", tha Pezzuto.
Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë është një problem në rritje shëndetësor në botën perëndimore për shkak të konsumit të varfër të ushqimit. Ajo mund të çojë në kancer ose dështim të funksionimit të mëlçisë dhe shpesh lidhet me sëmundjen e Alzheimerit.
-
Pesë arsye përse duhet të hani më shumë rrush të zi
-
Kufizimi i sheqerit deri në moshën dyvjeçare mund të mbrojë trurin në pleqëri
-
Analiza e gjakut mund të parashikojë rrezikun për Alzheimer deri në 10 vjet përpara
-
Ushqyerja në mënyrë të shëndetshme ul rrezikun nga zhvillimi i demencës
-
Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë