Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Këto pije alkoolike janë jashtëzakonisht të këqija për shëndetin e zemrës

Ndërsa rriteni, filloni të mendoni gjithnjë e më shumë për efektet që alkooli ka në shëndetin tuaj. Janë disa pije alkoolike që duhet t'i shmangni sepse kanë një efekt të keq në zemrën tuaj.

Në vend të parë është rumi i përzier me Coca-Cola. Doktoresha Lisa Young ka thënë në një intervistë për revistën “Eat This - Not That” se në fakt çdo pije alkoolike në kombinim me pijet e gazuara është e pashëndetshme për zemrën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hulumtimi i publikuar së fundmi në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë tregoi se ata që konsumojnë rregullisht pije të gazuara kanë një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru. Në kombinim me alkoolin, ato mund të jenë fatale.

Pija e dytë që duhet të shmangni është Pina Colada.

Yndyrat rrisin nivelin e LDL, ose kolesterolit të keq, që çon në komplikime në zemër.

Një pije tjetër që është e pashëndetshme është çaji i ftohtë që përzihet me alkool sepse është i pasur me sheqer dhe kalori.