Lifestyle

A është mirë të flesh me kondicioner të ndezur?

Gjatë temperaturave të larta, ndoshta mezi prisni të hyni në një dhomë të ftohur dhe me siguri përdorni kondicioner si në shtëpi ashtu edhe në punë.

Eksperti Mark Reddick, i cili është edhe një nga autorët e librit “Sleep Advisor”, thotë se përdorimi i kondicionerit nuk është alternativa më e mirë e mundshme gjatë kohës që ne flemë. Sipas tij, kjo mund të jetë e keqe për ata që vuajnë nga astma.

“Për shumë njerëz, një kondicioner, veçanërisht një kondicioner tavani, i ndihmon të bien në gjumë, por nuk është aspak i mirë sepse mund të shkaktojë atak alergjik dhe tharje të syve”, thotë ai.

Kjo, natyrisht, vlen edhe për përdorimin e kondicionerit gjatë natës, ndaj këshilla e Reddickut është që të ftohni dhomën mirë përpara se të shkoni në shtrat, pastaj të fikni kondicionerin ose ta lini në një dhomë tjetër.

Reddick kujton se, përveç alergjisë, problemeve me sytë dhe mukozën e hundës, mund të shfaqen probleme të tjera, si ngurtësimi dhe dhimbjet e shpinës.

Sigurisht që është i rëndësishëm edhe pastrimi i rregullt i kondicionerëve dhe një nga gjërat për të cilat paralajmëron ky ekspert është lëkura e thatë si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm të kondicionerëve.

"Kur ai ajër fryn gjatë dhe shpesh, lëkura thahet. Locionet dhe kremrat do të ndihmojnë, por jo nëse bëhet zakon gjatë gjithë verës", shpjegoi ai.