Lifestyle

Cila frutë e malit është më e mira për presionin e lartë të gjakut?

Frutat zakonisht gëzojnë reputacion të keq kur bëhet fjalë për sheqerin në gjak, por frutat e malit janë një nga përjashtimet e pakta të dukshme. Meqenëse janë të pasura me fibra dhe me pak sheqer, këto fruta nuk i rrisin shumë nivelet e sheqerit në gjak, veçanërisht një prej tyre, raporton portali “Eat This, Not That”. 

Sipas dietologëve, mjedra është fruta më e mirë për sheqerin e lartë në gjak. Dhe ky është vetëm një nga efektet anësore sekrete të ngrënies së mjedrës. Jo vetëm që e fiton garën për fibrat më të larta, por e ka edhe përmbajtjen më të ulët të sheqerit në familjen e frutave të malit. Madje, mjedrat janë të mbushura me disa përbërës të tjerë të dobishëm.

Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar pse një studim i vitit 2019 i publikuar në gazetën, “Food & Function”, zbuloi se kur të rriturit paradiabetikë me rezistencë ndaj insulinës hanin mjedra me një vakt të ushqimit, ata kishin nivele më të ulëta të insulinës.

Indeksi glicemik e matë se sa rritet sheqeri në gjak kur e hani një ushqim të caktuar. Indeksi glicemik për mjedrat është 32, i cili konsiderohet “i ulët”. Kjo e bënë këtë frutë një opsion ushqimor të jashtëzakonshëm dhe të preferuar për diabetikët.

Gjithashtu, mjedrat përmbajnë 8 gram fibra për filxhan, që është 29 për qind e vlerës ditore për konsumim. Kjo do të thotë që kur hani mjedra, sheqeri në gjak nuk do të rritet aq shumë, sepse ju përthithni dhe i tretni fibrat shumë më ngadalë.

Kjo frutë është e pasur veçanërisht me dy lloje antioksidantësh: flavonole dhe antocianidina. Antocianinet i pengojnë disa enzima të tretjes, duke ngadalësuar kështu tretjen, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e rritjes së sheqerit në gjak. Po ashtu lidhen me uljen e niveleve të glukozës në gjak dhe insulinës. Dhe taninat pengojnë enzimat që lidhen me zbërthimin e karbohidrateve, duke çuar në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Përveç kësaj, konsumi i mjedrave shkakton ndryshime të dobishme në shëndetin e zorrëve, të cilat mund ta ndihmojnë kontrollin më të mirë të sheqerit në gjak.

Ekspertët shëndetësorë sugjerojnë që ta kombinoni këtë frutë me ndonjë burim të proteinës, për rezultate më të mira në kontrollin e sheqerit në gjak. Ata rekomandojnë t’i përzieni mjedrat me kos, gjizë apo arrore.