Lifestyle

Zbutësit natyralë të fytyrës që gjenden lehtë në kuzhinë

Një lëkurë e hidratuar dhe e butë është çelësi për një fytyrë të shëndetshme që shkëlqen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur fytyra është nën ndikim e ekstremiteteve të motit.

Ajri i ftohtë i dimrit apo nxehtësia e verës sigurisht që të parën ndikojnë lëkurën dhe sidomos atë të fytyrës. Ndaj është e rëndësishme të mbahet gjithnjë e hidratuar.

Shumë nga përbërësit që ndodhen brenda kuzhinës mund të bëjnë mrekulli në zbutjen e fytyrës pa shpenzime.

Më poshtë i gjeni të listuara disa prej tyre.

Mjaltë

Mjalti organik ka veti antibakteriale kështu që është një zgjidhje perfekte për trajtimet antiakne.

Ky përbërës natyral ndihmon edhe në mbylljen e poreve duke funksionuar si një pastrues për fytyrën me veti kundra plakjes.

Trajtimi me mjaltë mund të përgatitet çdo ditë fare lehtë duke përzier me tetë lugë gjelle ujë me dy lugë mjaltë.

Duhet përzier mirë derisa të formohet një pastë me trashësi mesatare dhe më pas mund të aplikohet me kujdes në fytyrë të pastër.

Të thahet për rreth 20 minuta e më pas të shpërlahet fytyra më ujë të ngrohtë.

Ky trajtim shumë i thjeshtë do t’a bëjë fytyrën të rifitojë butësinë e mëparëshme.

Qumështi

Qumështi është një burim natyral i pasur me acid laktik, një enzimë që gjendet shpesh edhe në kremrat e fytyrës. Kjo sepse ka veti qetësuese dhe pastron fytyrën nga qelizat e vdekura duke promovuar rigjenerimin e saj.

Një fytyrë që prodhon qeliza të reja është barazi me një lëkurë më të re dhe të butë.

Për t’a përdorur qumështin si një zbutës dhe pastrues natyral mund të fillohet duke zhytur një copë të butë apo pak pambuk në një enë me qumësht të ftohtë.

Të lyhet më pas e gjithë fytyra dhe të qetësohet për 5-10 minuta. Më pas të shpërlahet me ujë të ftohtë.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit është tashmë i njohur ndër shekuj për vetitë e tij si në organizëm ashtu edhe në paraqitjen e jashtme.

Duke qenë i pasur me antioksidantë dhe acide natyrale ndihmon në forcimin e mbrojtjen e lëkurës.

Qumështi krijon një barrierë të fuqishme që e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

Mjaftojnë 3-4 lugë gjelle vaj ulliri dhe dy pika vaj esencial lavande për ta lyer butësisht fytyrën.

Kjo mund të praktikohet çdo natë para gjumit dhe në mëngjes do të jetë një fytyrë e freskët dhe të butë.

Kastraveci

Perimet e pasura me ujë siç është kastraveci janë një ide shumë e mirë për t’a shëndetin e fytyrës.

I pasur me vitamina A, E, kalcium dhe magnez kastraveci do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të forcojë lëkurën.

Vetëm disa feta kastravec në ditë mund të dhurojnë një fytyrë të re dhe pa probleme.

Aloe Vera

Aloe Vera është një bimë që është bërë e njohur gjerësisht për vlerat e mrekullueshme që i dhuron lëkurës.

E pasur me vitamina C dhe E ndihmon në pastrimin, qetësimin dhe zhdukjen e shenjave të fytyrës. /Agroweb