Lifestyle

Përdoruesit e kanabisit janë në rrezik më të madh që të përfundojnë në spital

Bimët e kanabisit
 

Njerëzit që përdornin kanabis shkuan në urgjencë ose u shtruan në spital 22 për qind më shpesh sesa ata që nuk përdornin kanabis, thuhet në një studim të botuar në “BMJ Open Respiratory Research”.

"Hulumtimi ynë tregon se përdorimi i kanabisit në popullatën e përgjithshme është i lidhur me rrezik të shtuar si nevoja për t'u paraqitur në urgjencë ose për t'u shtruar në spital", tha autori kryesor, Nicholas Vozoris, specialist i mushkërive në St. Michael.