Lifestyle

Pesë teknika efektive masazhi për një bark të sheshtë

Foto: Getty Images

Depozitimi i disa kilogramëve në zonën e barkut, jo vetëm që ju ul vetëvlerësimin, por njëkohësisht rrit rrezikun e të prekurit nga diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës etj.

Pesë teknika efektive të masazhit, që do ju ndihmojë t’i thoni lamtumirë dhjamit:

Stimuloni qarkullimin e gjakut në bark

Me duar masazhoni për 2-3 minuta barkun tuaj.

Shpëtoni nga fryrja

Gjeni pikën që ndodhet 4 gishta mbi kërthizën tuaj.

Masazhojeni këtë pikë për 2-3 minuta në drejtim të akrepave të orës dhe për të njëjtën sasi të kohës në anën e kundërt.

Bëni belin më të hollë

Vendosni të dy duart në të dyja anët e barkut me pëllëmbët përballë njëri-tjetrit.

Shtyjini duart drejt njëri-tjetrit teksa shtrëngoni barkun mes tyre.

Bëjeni këtë 3-5 herë.

Pastaj kapni barkun me të dy duart dhe shtrëngoni stomakun.

Bëjeni këtë për 10-15 sekonda.

Largoni anësoret

Krijoni me duart tuaja disa “pinca” të vogla dhe tundini lart-poshtë. Bëjeni këtë për 2-3 minuta.

Bëni masazhin kinez

Vendosni njërën dorë tek kërthiza.

Duke përdorur presion të fortë, përdorni 2 gishtat e dorës tjetër për të masazhuar barkun në qarqe të vogla. Zgjeroni gradualisht qarqet, duke u larguar nga kërthiza juaj.

Bëjeni masazhin për 2 minuta./neps.al