Lifestyle

Rreziku i ”COVID-it të gjatë” më i ulët me Omicron, zbulon studimi

covid

Varianti Omicron i dimrit të kaluar kishte më pak gjasa të shkaktonte simptoma të vazhdueshme, të njohura si "COVID i gjatë", sugjeron një hetim në Mbretërinë e Bashkuar, në The Lancet.

Ekipi i King's College në Londër shikoi të dhënat nga gati 100.000 njerëz që regjistronin simptomat e tyre të COVID në një aplikacion.

Pak më shumë se 4% e të infektuarve gjatë valës Omicron kishin regjistruar simptoma të gjata COVID, krahasuar me 10% të të infektuarve në valën e mëparshme, Delta.

Por sa më shumë u infektuan gjatë valës Omicron, totali ishte më i lartë.

Në fakt, numri shumë më i madh i infeksioneve të reja gjatë valës Omicron "e mposhti plotësisht" rrezikun potencial më të ulët të variantit për COVID të gjatë, tha Kevin McConway, profesor emeritus i statistikave të aplikuara, në Universitetin Open.

"Sidoqoftë, ju nuk keni vërtet asnjë zgjedhje se me cilin variant virusi mund të jeni të infektuar. Për më tepër, asgjë në këto gjetje nuk na tregon se çfarë mund të ndodhë me një variant të ri të ndryshëm, për sa i përket rrezikut të COVID të gjatë", tha ai.

Studiuesit u përpoqën të merrnin parasysh variabla të tjerë, si për shembull sa kohë më parë dikush ishte vaksinuar kundër COVID-19.

"Varianti Omicron duket shumë më pak i mundshëm për të shkaktuar COVID të gjatë sesa variantet e mëparshme, por megjithatë, një në çdo 23 njerëz që preket me COVID-19 vazhdon të ketë simptoma për më shumë se katër javë. Duke pasur parasysh numrin e njerëzve të prekur, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë t'i mbështesim ata në punë, në shtëpi dhe brenda NHS”, ka thënë kërkuesi kryesor, mjeku Claire Steves.

Zyrtarët vlerësojnë se COVID-19 prej kohësh ka prekur të paktën dy milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

Përpara valës Omicron, vlerësimi ishte rreth 1.3 milion.

Përktheu: Forca Jashari