Lifestyle

Çfarë ndodh nëse e ndaloni konsumimin e vezëve

Descriptive Text

Nuk ka dyshim se vezët kanë shumë përfitime shëndetësore, të tilla si ruajtja e peshës, përmirësimi i shëndetit të syve dhe sigurimi i shumë lëndëve ushqyese, si proteinat dhe acidet omega-3.

Megjithatë, studimet e reja sugjerojnë se mund të jetë më mirë t’i zëvendësoni ato me ushqime të tjera që i përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese të nevojshme për trupin e njeriut. Në këtë mënyrë, siguroheni që ta keni një shëndet të mirë, raporton portali “Bright Side”.

Këta janë disa shembuj që tregojnë se ngrënia e tepërt e vezëve mund të mos jetë e shëndetshme.

Vezët mund ta shkaktojnë kapsllëk

Vezët kanë shumë proteina, por nuk kanë fibra të cilat e ndihmojnë tretjen. Mungesa e fibrave çon në kapsllëk. Kjo është arsyeja pse do të ishte më mirë t’i përzieni vezët me ushqime të pasura me fibra, si spinaqi dhe domatet.

Mund t’i ulin shanset për të jetuar më gjatë

Një studim i fundit zbuloi se heqja e plotë e vezëve nga dieta e përditshme mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë, pasi e verdha e vezës ka nivele të larta të kolesterinës. Megjithatë, ekziston gjithmonë një zgjidhje për ta mbajtur një dietë të shëndetshme. Ju mund t’i merrni ende proteinat e nevojshme duke e zëvendësuar të verdhën e vezës me ushqime me bazë bimore, të tilla si peshku, arrat, makaronat dhe buka, për t’i rritur kështu mundësinë për të jetuar më gjatë.

Mund të shkaktojnë akne

Aknet shkaktohen nga nivelet e larta të hormoneve progesterone, të cilat i gjejmë te vezët në sasi të lartë. Natyrisht trupi i prodhon vetë këto hormone, por duke ngrënë vezë, thjesht shtojmë hormone shtesë në trupin tonë. Megjithatë, nëse hani vezë rregullisht dhe nuk e vëreni shfaqjen e akneve, kjo nënkupton se nuk keni ngrënë aq shumë.

Mund ta rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Në përgjithësi, njerëzit e shëndetshëm mund t’i hanë deri në 7 vezë në javë pa e dëmtuar zemrën, dhe konsumimi i kaq shumë vezëve mund të jetë i mirë për përmirësimin e shikimit dhe t’i ulni shanset e sulmit në zemër. Megjithatë, nëse vuani nga ndonjë problem shëndetësor, si diabeti, ngrënia e shumë vezëve mund ta rrisë mundësinë e sëmundjes së zemrës.

Mund t’ju bëjnë të ndiheni të fryrë

Për disa njerëz, vezët mund të jenë një vakt i mrekullueshëm i mëngjesit por jo aq shumë nëse jeni të ndjeshëm ndaj ushqimeve të caktuara ose keni intolerancë. Nëse keni vënë re se po ndiheni të fryrë ose keni shumë gazra pas ngrënies së vezëve, sugjeroheni ta bëni një test alergjie përpara se ta vazhdoni konsumimin e tyre çdo mëngjes. Intoleranca ndaj vezëve në thelb do të thotë që ju nuk mund ta tretni siç duhet një element specifik në vezë, dhe mund ta mos keni një enzimë të caktuar në trup që është në gjendje ta zbërthejë atë. Kjo jo vetëm që shkakton fryrje, por gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje stomaku, dhimbje koke dhe tension.